Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”.
Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motor, ndërsa ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtatsi me iniciale, S.T, 40 vjeç.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Belsh/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.