Aksident në aksin Elbasan-Papër, shkatërrohet autovetura

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Elbasan-Papër.


Një maune është përplasur me një autoveturë duke shkaktuar plagosjen e dy personave, shoferit dhe pasagjerit që ndodheshin brenda.

Makina është përplasur me barrierën anësore, ku ka pësuar dëmtime të shumta. Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme