Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Vlorë-Fier.
Një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të lënduar personat brenda tij.
Në automjet ndodheshin 6 persona; katër prej tyre janë dërguar me lëndime të lehta në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.