Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë zonës së Knallës.
Një drejtues motoçiklete ka mbetur i plagosur pasditen e së martës, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
I plagosuri u transportua menjëherë me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje.