Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin Lin–Pogradec, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarëset, duke përfunduar në korsinë e biçikletave.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit, i cili udhëtonte i vetëm, është transportuar në spital për kontrolle mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pa dëmtime serioze.

Ngjarja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor që po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme