Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Lolaj, rreth orës 16:40.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim e njërit prej tri automjeteve të përfshira në këtë aksident.
Sipas informacioneve të para, fatmirësisht nuk ka patur persona me dëmtime serioze, por vetëm dëme materiale të mjeteve.
Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej tre automjeteve ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e parme të saj.




