Aksident në autostradën Arbën Xhaferi, vdes një grua

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën Arbën Xhaferi.

Sipas raportit të policisë, viktima ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë dhe si pasojë e kësaj, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet tutje në raport, transmeton Klankosova.tv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme