Aksident në autostradën Thumanë-Kashar, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Thumanë-Kashar mëngjesin e sotëm, teksa dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka ndërruar jetë një prej drejtuesve.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, ku automjeti tip “Volksëagen” me drejtues L.F, është përplasur me makinën tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi I.P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi L.F., 60 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme