Aksident në Babicë të Vlorës, raportohet për dy të lënduar, një vajzë pëson fraktura në kokë! Pamjet e makinave të bëra copash

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 9 shkurt, në Babicë të Vlorës, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.


Burime bëjnë me dije se vajza e lënduar është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, pasi ka pësuar fraktura në kokë.

Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe një burrë, i cili sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka dhimbje në pjesën e kraharorit.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme