Një aksident raportohet të ketë ndodhur gjatë kësaj të enjte (25 janar) në rrugën nacionale Burrel-Klos.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Suç, ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton shkaku.
Nga informacionet e para mësohet se të plagosurit janë nisur drejt spitalit, por ende nuk dihet gjenda e tyre shëndetësore.