Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.
Një 22-vjeçar që po lëvizte me motoçikletë ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Viktima është identifikuar si Ike Dervishi, rreth 71-vjeç, e cila ka humbur jetën në vend nga përplasja.
Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin Leandro Xhillari 22 vjeç.
The post Aksident në Divjakë, 22-vjeçari përplas për vdekje me motor të moshuarën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



