Një grua ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në lagjen nr.15 Durrës ku janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.