Aksident në Ferizaj, vdes një 20-vjeçare

Një 20 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Greme të Ferizajt.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 03:43 minuta, ku siç njofton policia, sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur  kur  ngasësja e   veturës Opel Vectra me targa duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mur.

“Me këtë rast njëra nga pasagjeret (E.M. 20 vjeçare) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishte ndërruar jetë, ndërsa ngasësja e veturës dhe dy pasagjeret tjera kanë pësuar  lëndime  trupore”, njofton policia e Ferizajt.

“Të  lënduarave,  fillimisht u është dhënë  ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt,ku ngasësja është trajtuar në këtë ent shëndetësor, ndërsa dy pasagjeret tjera janë dërguar në QKUK Prishtinë, kurse trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
“Pas trajtimit mjekësor, ngasësja e veturës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në mbajte për 48 orë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme