Aksident në Fier, “Audi” përplaset me kamionçinën, 3 persona të plagosur! Dërgohen në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier.


aksidenti fier baltez

Një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur me automjetin tip ”Nissan” kamionçinë, me drejtues shtetasin Alban Hebeja.

aksident fier7

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar.

aksident fier5

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

aksidenti fier2 baltez

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

aksidenti fier3

Edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa pritet ekspertiza autoteknike për të përcaktuar dinamikën dhe shkakun e aksidentit.

aksident fier6

aksident fier4

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme