Një aksident është shënuar në Fier, ku një automjet ka dalë nga karrexhata dhe ka përfunduar në një tokë bujqësore. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.
Raportohet se makina ka humbur kontrollin duke përfunduar kështu në tokën bujqësore.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe dy ambulanca, ndërsa personat e plagosur u transportuan në spital.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.