Aksident në Fier/ Mjeti del nga kontrolli dhe godet makinën e parkuar, plagoset drejtuesi

Një aksident dramatik ka ndodhur sot pasdite në unazën jugore të qytetit të Fierit.


Drejtuesi i një mjeti raportohet se ka humbur kontrollin, duke goditur një makinë tjetër të parkuar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit të parë, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu edhe shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje për hetimin dhe zbardhjen e aksidentit. Mbeten të panjohura shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit, që sollën edhe aksidentin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme