Sot rreth orës 16:00, në magjistralen Gjakovë – Prishtinë, ka ndodh një aksident i rëndë komunikacioni, ku një person edhe ka humbur jetën.
“Deri te aksidenti ka ardhur përderisa dy automjet udhëtarësh në lëvizje në drejtime të kundërta duke mos respektuar shpejtësinë dhe duke bërë tejkalim të rrezikshëm vije deri tek goditja mes tyre, ku si pasojë gjen vdekjen ngasësi i njërit automjet dhe lëndime të rënda merr ngasësi i automjetit tjetër dhe një pasagjer”, thuhet në njoftimin për media të Policisë në Gjakovë, njofton Klan Kosova.
“Vdekjen e 24 vjeçarit e ka konstatuar mjeku kujdestar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë”.