
Më 10.02.2026, në ora 23:00, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup–Kumanovë, para nyjës për unazën e Qytetit të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture të tipit “BMW” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.V. (25) nga fshati Bujkovcë, Shkup, dhe një automjeti transportues “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga Lj.D. (56) nga fshati Brest, Shtip, me ç’rast të dy automjetet janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur plotësisht.
@alsat_mk Aksident në hyrje të Shkupit, shkrumbohet një veturë dhe një maune #alsat #aksident #shkup ♬ original sound – alsat.mk
Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i veturës “BMW”, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.



