Aksident në Korçë: Vdes një polic, lëndohen tre të tjerë

Një aksident me makinën e punës i ka marrë jetën një polici në qytetin e Korçës.

Ngjajra e rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Devoll, kur makina ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën polici 27 vjeçar Lorent Duli dhe janë plagosur tre të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 31.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore-rrethi Devoll, mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme