Aksident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Kçiç në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për ksp-në zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas tij në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa policia është duke zhvilluar hetime për ndriçimin e plotë të shkakut të aksidentit.

“Të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme