Aksident në qendër të Prishtinës, dy të lënduar

Një aksident trafiku, në mes të një vetura taxie dhe një motoçiklete, ka ndodhur para pak çastesh në kryeqytet, saktësisht në rrugën “Nazim Gafurri”, te kryqi afër Kullës së Sahatit.

Sipas dëshmitarëve që kanë rastisur atypari pas aksidentit, nga ky aksident ka marrë lëndime motoristi dhe një pasagjer. Në bazë të fotografive që janë dërguar nga një lexues në adresë të portalit Koha.net, atij i është ofruar ndihma e shpejtë.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka thënë se si pasojë e aksidentit dy persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sipas tij, policia e trafikut është në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme