Aksident në rajonin e Shkupit, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën lokale të fshatit Kuçevishtë.

Në aksident kanë marrë pjesë “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, drejtuar nga V.P. (65) nga Shkupi dhe një veture “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga ZH.S. (57) nga fshati Kuçevishtë.

Në vendin e ngjarjes ka nderuar jetë shoferi i makinës “Ford” V.P., ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij.

Lëndime të lehta ka marrë edhe shoferi i veturës “Golf” ZH.S. të konstatuar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme