Aksident në Roskovec, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, dy të plagosurit shtetas të huaj

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Roskovec–Ura Vajgurore, në afërsi të fshatit Strum.


Policia njofton se rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, shtetasi indian D. J., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë (po ashtu shtetas indianë), të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për News24, automjeti i përfshirë në aksident ishte i marrë me qira.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, shtetas indian D. J., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë dëmtuar dy pasagjerë (shtetas indian), të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme