Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, kamioni përplaset me një makinë, humb jetën një shtetas nga Kosova, plagosen djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër, ku ka humbur jetën një shtetas nga Kosova.

Sipas informacionit, rreth orës 04:30, një automjet tip kamion, i drejtuar nga shtetasi A. M., është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, K. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, gjithashtu me inicialet F. B., kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Njoftimi:

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi  K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, kamioni përplaset me një makinë, humb jetën një shtetas nga Kosova, plagosen djali dhe motra e tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme