Aksident në rrugën Rrogozhinë-Kavajë, 83-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga makina


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi R. M. ka goditur M. H., 83 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. 

Shtetasi R. M, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme