Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Fexhrije Pllana nga zyra për informim e Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Ajo ka thënë se tashmë këmbësorja është goditur nga një veturë civile.
“Në orën 10:44 kemi marrë informacion për një aksident, ku vetura civile e ka goditur një këmbësor. Si pasojë një femër 15 vjeçe e ka humbur jetën”, ka thënë Pllana.
Kurse, është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe po merren me rastin. /Lajmi.net/



