SPB Tetovë njofton se sot (04 mars) në ora 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar në afërsi të lidhjes për në Negotinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve tip “Peugeot” me targa të Ohrit, i drejtuar nga G.V (47) nga Ohrit dhe veturës “Mercedes” me targa kombëtare sllovene e drejtuar nga A.A.(19) nga Gostivari.
“Në aksident në vendin e ngjarjes lëndimeve iu ka nënshtruar pasagjerja në veturën “Peugeot” D.M (81) nga Ohri, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi G.V. dhe pasagjeri S.V.(69) nga Ohri”.
“Korsitë e rrugës së magjistrales nga Tetova në drejtim të Gostivarit kanë qenë të bllokuara dhe komunikacioni është devijuar nëpërmjet venbanimeve. Inspektimin në vendngjarje do ta kryejë ekipi i DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik”, thonë nga SPB Tetovë.