Aksident në Shkodër, i moshuari po lëvizte me biçikletë por përplaset nga automjeti me drejtues italian! Si paraqitet gjendja e të lënduarit

Një aksident është shënuar në Shkodër ditën e sotme, ku një automjet që drejtohej nga një shtetas italian ka përplasur një të moshuar.


I lënduar ka mbetur shtetasi N.N., 68 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”.

Fatmirësisht 68 vjeçari ka mbetur lehtë i dëmtuar e aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIM

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme