Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit të ndodhur në Tunelin e Kalimashit. Policia e Kukësit informon se dy makina Benz janë përplasur me njëra tjetrën.
Për pasojë dy pasagjerë që udhëtonin në njërën prej makinave janë plagosur dhe u transportuan në spital.
Njoftimi:
Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K.
Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.
Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.