Një 21 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi paraditen e sotme në aksin Vlorë-Orikun.
Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën shtetasi Savjo Dhimojani, 21 vjeç dhe gjendet në gjendje të rëndë shoferi Arif Canaj.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Radhimë ku automjeti tip “Ford”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni , ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ka humbur jetën 21 vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.