Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën rajonale Krushevë-Krivogashtan, në të cilën kanë humbur jetën një grua dhe një e mitur.
“Më datë 02.08.2023 në ora 17:00 është raportuar se në rrugën rajonale Krushevë-Krivogashtan në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, automjeti “Alfa Romeo” me targa të Prilepit, drejtuar nga S.S.(35) nga fshati Kanatlarci nga Prilepi ka dalë nga rruga. Pas aksidentit, në spital janë dërguar bashkudhëtarët Xh.S.(33) nga fshati Kanatlarci, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në spital, ndërkohë një pasagjer tjetër i moshës së mitur është nisur menjëherë për në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” në Shkup, por ka ndërruar jetë gjatë transporti. Ndërsa shoferi dhe dy udhëtarët e tjerë të mitur kanë mbetur të lënduar rëndë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në vendin e ngjarjes hetim është kryer nga policia dhe prokurori publik.