Policia ka njoftuar se një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet në Prishtinës në rrugën “Hasan Remniku”. Si pasojë e goditjes, këmbësori mashkull ka ndërruar jetë.
Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML – Prishtinë ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, shkruan në raportin policor.