Katër persona janë lënduar, njëri nga të cilët më rëndë gjatë një aksident trafiku që mbrëmë ka ndodhur në rrugën rajonale-Kërçovë-Makedonski Brod.
Siç njoftoi policia gjatë ditë së djeshme diku rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod ka ndodhur një aksident trafiku mes makinës të tipit Opel Astra me targa të Kërçovës të drejtuar nga M.S. 62 vjeç dhe Volksfagen Taureg, me targa të Italisë të drejtuar nga F.XH. 26 vjeçar.
Gjatë aksidentit më rëndë është lënduar vozitësi i Opel Astra, derisa ata të Tuaregut kanë kaluar me lëndime të lehta trupore.