Një grua ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën Bill Clinton.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për KTV-në se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20.
“Në aksident ka qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime, bëhet fjalë për një grua e cila menjëherë është transportuar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut.
“Aktualisht segmenti rrugor që çon në drejtim të Fushë Kosovës është mbyllur për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë ajo.
© KOHA