Aksident trafiku pranë kufirit Serbi–Hungari, humbi jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:15 në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, raportojnë mediat serbe. Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “KIA” me targa të Maqedonisë, që po lëvizte në autostradë në drejtim të Horgoshit, ka dalë nga rruga në afërsi të vendbanimit Vishnjevac, mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas është përmbysur.

“Në aksident ka humbur jetën pasagjeri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60) ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Suboticës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore”, raportojnë mediat serbe.

Sipas mediave serbe, nga Drejtoria e Policisë në Suboticë njoftojnë se ndaj shoferit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë kundër sigurisë së trafikut rrugor.

Pasagjeri që ndodhej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa shoferi është transportuar me lëndime të rënda trupore në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin rrethanat e plota që çuan në këtë aksident fatal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme