Aksident tragjik ku 4 të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, kush është administratori i firmës së betonit! Saimir Hoxha, djali i biznesmenit që u gjet i vdekur në Dajt! Ndihmoi policinë të gjente vrasësin e të atit

NIKOLETA KOVAÇI/ Tre persona janë vënë në pranga dhe një i katërt është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi vendin mesnatën e së mërkurës.


Ngjarja e rëndë, në të cilën humbën jetën 4 të rinj nga Borizana, u shkaktua nga një betoniere e lënë në rrugë, pa asnjë sinjal, ku drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonin të rinjtë nuk e ka vënë re, për shkak të errësirës dhe mungesës së sinjalistikës. Drejtuesi i mjetit të betonit ka dhënë dëshminë e tij pasi është vënë në pranga.

Ai i ka thënë grupit hetimor se e kishte lënë nafta në rrugë dhe se kishte harruar të ndizte bllokazhin. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, ndërkohë që në kërkim është shpallur i zoti i pikës së betonit, i cili rezulton të jetë djali i një biznesmeni të vrarë 4 vjet më parë në Tiranë.

I riu është ‘zhdukur’ pa gjurmë, ndërsa familjarët e viktimave të aksidentit kanë hedhur akuza të forta mbi drejtuesin e mjetit, ku sipas tyre ai nuk është ndaluar t’u japë ndihmë, pasi mund të kishin shpëtuar nëse dikush mund t`u hapte dyert.

Grupi hetimor ka hapur kamerat për të parë manovrat që ka bërë Enejd Laçi me mjetin “Benz”, por për të verifikuar tashmë të vetmin fakt; sa ndikoi mjeti i tonazhit të rëndë i fikur në mes të rrugës në fatalitetin e atij momenti kur Laçi përfundon parakalimin. Policia dhe prokuroria thonë se hetimet vazhdojnë.

Viktimat Enrikejd Kurti, Erild Laçi, Andi Laçi dhe Enejd Laçi
Viktimat Enrikejd Kurti, Erild Laçi, Andi Laçi dhe Enejd Laçi

I KËRKUARI

Saimir Hoxha, është i riu që rezulton të jetë shpallur në kërkim si administrator i firmës së betonit nga ku doli edhe betonierja që iu mori jetën të rinjve. Ai nuk është gjendur ende të merret në pyetje në lidhje me mënyrën se si është pajtuar në punë Aleksandër Krrashi, i riu që la betonierën në rrugë pa sinjale se i kishte mbaruar nafta.

Saimir Hoxha është një emër që u bë i njohur në fakt, në një ngjarje mjaft të rëndë që i ndodhi në familjen e tij, kur iu rrëmbye i ati dhe më pas u gjend i vrarë dhe i groposur në humnerë. I ati ishte një biznesmen inertesh, ndërsa i biri, prej vitit 2021 ka hapur një pikë betoni ku ka të punësuar edhe të riun që ishte drejtues mjeti.

Hoxha dëshmoi në kohën kur iu rrëmbye i ati në lidhje me momentet e fundit të takimit me të duke ndihmuar policinë dhe prokurorinë të shkonte drejt autorit të krimit, i cili u mbajt në pranga, fillimisht si i kërkuar i Italisë, por më pas ai rezultoi sipas hetimeve i dyshuari kryesor dhe i vetëm për vrasjen e babait të djalit që sot kërkohet nga policia për ngjarjen e rëndë që solli humbjen e jetës në mënyrë të tmerrshme të katër djemve të rinj nga Borizana.

Ruzhdi Hoxha
Ruzhdi Hoxha

Sipas të dhënave policore firma ku punonte Aleksandër Krrashi, rezulton të jetë “Hel-Jon shpk”, e cila merret me prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021, kur dhe është krijuar. Kompania është me administrator Samir Hoxhën, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim pasi duhet të japë sqarime për kushtet e kompanisë në raport me punonjësit. Samir Hoxha është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

Ndërkohë, për punësimin në të zezë të 24- vjeçarit Krrashi shofer për betonierën pa e pasur patentën për drejtimin e një kategorie të tillë mjeti, u arrestuar menaxheri i kompanisë, Danjel Koxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme