Aksident tragjik në aksin Krahës-Mallakatër, ‘Benzi’ përplas mjetin! 3 persona në gjendje të rëndë (FOTO)

TEPELENË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Krahës-Mallakastër.


Ngjarja ka ndodhur në afërsi te fshatit Krahës, Memaliaj. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Ka qenë mjeti tip “Mercedez-Benz” i cili është përplasur me automjetin tjetër me një shpejtësi marramendëse që ka shkaktuar aksidentin. Gazeta Shqiptare ka siguruar foto nga vendgjarja ku duket edhe përplasja e fortë e dy automjeteve.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejte të cilat kanë transportuar për ne Spitalin e Gjirokastrës tre të plagosurit gjendja e të cilëve është e rënde. Grupi hetimor po heton shkaqet qe sollën aksidentin tragjik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme