Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë. Pamjet nga vendi i ngjarjes

Tre shtetas nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, ndërsa po udhëtonin drejt vendit ku jetonin.

Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi Laurent Aliu, 16 vjeç, nga Komogllava e Ferizajt.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit, në rrethin e Regensburgut.

Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, ka rrëshqitur poshtë një argjinature dhe ka përfunduar mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë.

Tre personat që ndodheshin në automjet kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë, pasi viktimat kishin mbetur të bllokuara brenda makinës dhe për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e një vinçi.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

The post Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë. Pamjet nga vendi i ngjarjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme