Aksidente të shumta trafiku në Ohër dhe Strugë, disa prej tyre me pasoja fatale

Gazetar: Miki Trajkovski

Fillimi i sezonit turistik në Ohër dhe Strugë ka shënuar aksidente të shumta trafiku, disa prej të cilave edhe me pasoja fatale. Sipas drejtuesve të spitaleve persona të shumtë, disa me lëndime serioze, kërkojnë ndihmë çdo ditë. Në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, vetëm gjatë muajit qershor, janë pranuar 19 pacientë me lëndime në aksidente trafiku, 8 prej të cilëve me lëndime më serioze.

“Sidomos në institucion si ky ku trajtohen pacientë me trauma, me rritjen e sezonit rritet edhe numri i pacientëve të trajtuar. Si përqindje, kur rritet numri i aksidenteve rrugore, rritet edhe serioziteti i lëndimeve. Pra, një pjesë e mirë e tyre lëndohen më rëndë, lëndime që më pas kërkojnë trajtim kirurgjikal”, deklaroi Hari Shokaroski – Drejtor i Spitalit për Ortopedi dhe Traumatologji.

Gjatë qershorit, vetëm në Ohër kanë ndodhur 35 aksidente trafiku. 30 persona janë lënduar, 10 më rëndë dhe 20 me lëndime të lehta, ndërsa një person ka humbur jetën.

“Kur bëhet fjalë për pjesën represive, SPB Ohër, nga fillimi i këtij viti deri në maj, ka ngritur rreth 3.000 urdhër-pagesa për kundërvajtje kundër kryerësve dhe shoferëve që kanë shkelur dispozitat e Ligjit për trafik rrugor, si dhe 7 kallëzime penale për shkaktim të aksidenteve rrugore me lëndime të rënda trupore ose viktima kundër 7 shoferëve”, tha Stefan Dimoski – Zëdhënës i SPB Ohër.

Javën e kaluar, një makinë e drejtuar nga një i ri 22-vjeçar pa patentë shoferi, me shpejtësi të lartë, goditi për vdekje një 42-vjeçare në trotuar kurse një këmbësor tjetër pësoi lëndime të rënda. Automjeti ishte në pronësi të një 19-vjeçari nga Ohri. Të dy janë në paraburgim 30-ditor. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme