Aksidentet/ Protestë për drejtësi në Negotinë

Gazetar: Mihailo Donev

Vazhdojnë protestojnë në të cilat qytetarët kërkojnë drejtësi për 22-vjeçaren Frosina Kullakova e cila u përplas për vdekje në kalim këmbësorësh në Bulevardin “Aradhet Partizane ” në Shkup nga 20-vjeçari Vasil Jovanov, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë shoferi. Me moton “Ndal dhunës në trafik”, qytetarët, të afërmit dhe miqtë e Kullakovës u mblodhën në sheshin e qytetit të saj të lindjes Negotinë këtë dhe kërkuan dënim të ashpër për Jovanovin.

Shumë nga miqtë e Frosinës ishin gjithashtu të pranishëm në protestë, si dhe të afërm të viktimave të tjera të trafikut që kanë qenë në harresë për vite me radhë në sallat e gjyqit dhe presin që gjykata të ndëshkojë fajtorët. Përveç banorëve të Negotinës, në protestën e sotme kishte edhe qytetarë nga disa qytete të tjera të vendit, si dhe nga kryeqyteti, nga ku organizohej transporti. Përveç Negotinës, protesta pas vdekjes së Frosina Kullakovës u mbajtën kohë më parë edhe në Kavadar dhe dy protesta më të mëdha u organizuan në Shkup. Nën moton “Çdokush mund të jetë i radhës”, nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe shumë qytetarë u bashkuan në rrjetet sociale dhe paralajmëruan një protestë tjetër të madhe në kryeqytet më 16 shkurt. Qytetarët kërkojnë dënime më të ashpra për shkeljet në trafik dhe për këtë qëllim, nesër në Shkup organizohet forum në rrugë, në të cilin do të bëhen propozime se si të rritet siguria. Pas përplasjes për vdekje të 22 vjeçares reagimet në opinion ishin të shumta, sidomos për shkak të faktit se 20 vjeçari që shkaktoi përplasjen ishte i njohur për organet e rendit për vepra të tjera penale, por asnjëherë nuk u dënua. Ditë më parë Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin për prodhim dhe shitje të marihuanës dhe kokainës, nga masa edukative siç kishte vendosur më parë nga Gjykata Penale, në dënim me burg prej 3 vjet e 10 muaj. Gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska më parë në aktgjykimin e saj kishte shkruar se Jovanovit, si një i rritur i ri, i jepet mundësia që ta korrigjojë gabimin e bërë pa pasoja më të rënda për të. Ky vendim i Stojanovskës po shqyrtohet nga një Komision i posaçëm të cilin e formoi Këshilli Gjyqësor. Vasil Jovanov ndërkaq është në paraburgim për shkak të aksidentit rrugor ku mbeti e vdekur Kullakova. Prokurori publik republikan Ljupço Kocevski më herët deklaroi se Jovanovi do të qëndrojë në paraburgim deri në fund, pasi bëhet fjalë për vepër penale të kryer me paramendim./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme