Aksidenti fatal në Tiranë/ Makina e ambasadës ruse ishte me 180 kmh

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, pikërisht pranë mbikalimit në zonën e Mjull Bathores. Një automjet i ambasadës ruse është përplasur me ndarësin metalik tek këmbët e mbikalimit, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, ndërsa shoferi është plagosur. Personi që ka ndërruar jetë është shoqëruesi i ambasadorit rus, Sergei Mironov 36 vjeç, ndërsa shoferi 30-vjeçar, Andrea Kukuviç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 Burime bëjnë me dije se mjeti i trupës diplomatike të ambasadës ruse në Tiranë lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Fillimisht është përplasur me parmakët anësorë dhe nga shpejtësia e lartë ka bërë disa spostime derisa është përplasur përfundimisht me trafikndarësen.
Si pasojë e shpejtësisë, impakti i përplasjes ka qenë i madh aq sa mjeti është shkatërruar thuajse totalisht. Burime nga grupi hetimor thonë se sipas dinamikes së aksidentit, ka dyshime të forta se mjeti ka qenë me rreth 180 kmh.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se automjeti në fjalë ka qenë disa herë shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor. Kryesisht shkeljet janë konstatuar në shpejtësinë tej normave te lejuara. Automjeti në të paktën 2 raste është konstatuar nga makina inteligjente duke udhëtuar tej normave te lejuara. Edhe pse ka qenë mjet i trupës diplomatike me targa CD, mjeti është shpallur në ALERT. Lidhur me këtë është vene në dijeni dhe ambasada ruse në Tiranë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme