Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz të Spanjës, ku humbën jetën dhjetëra persona.
Në një mesazh drejtuar Sánchez, Rama shpreh dhimbjen për humbjen e jetëve të njerëzve dhe solidaritetin e Shqipërisë me popullin dhe qeverinë e Spanjës në këtë moment të vështirë.
“I dashur Pedro, Me trishtim të thellë kam marrë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz.
Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje.
Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie.”, shkruan Rama.
Kujtojmë se sipas të dhënave më të fundit, numri i viktimave ka shkruar në 39, ndërsa 73 persona janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.
Aksidenti ndodhur kur vagonët e fundit të një treni të kompanisë Iryo, që ishte nisur nga Malaga në Andaluzí (në jug të vendit) me destinacion Madridin, dolën nga shinat pranë zonës Adamuz.
Si pasojë, mbi ta u përplas një tren tjetër i kompanisë Renfe, që po lëvizte në drejtim të kundërt.
Dear Pedro @sanchezcastejon
He recibido con profunda tristeza la noticia del trágico accidente ferroviario ocurrido en Adamuz.
En nombre del pueblo de Albania y en el mío propio, quiero expresar mis más sentidas condolencias a las familias de las víctimas y mi solidaridad con…
— Edi Rama (@ediramaal) January 19, 2026




