Ish- ministri i Financave Arben Ahmetaj dje pësoi një aksident automobilistik në Maqedoni.
Ndërsa u dërgua me urgjencë për trajtim të specializuar në spitalin e Shkupit.
Albeu.com mëson se një tjetër person ishte në makinë me të gjatë aksidentit.
Në momentin e aksidentit në makinë ishte edhe një person tjetër, me emrin Leonard, i cili sipas burimeve ndodhet i shtruar në spitalin e Shkupit.
Mësohet se ai ka brinjë të thyera dhe po mbahet nën vëzhgimin e afërt të mjekëve.
Pak orë pas aksidentit Ahmetaj u shpreh për “Panorama” se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ishte lagështira në rrugë ajo që e solli këtë situatë.
Fillimisht ishte zv. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Nuhiu ai që njoftoi se si pasojë e një aksidenti në Maqedoni ishte shtruar në spital dhe ish- ministri Ahmetaj.