Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së martës pranë ‘Pallatit me Shigjeta’ në kryeqytet, zbardhen detaje të reja, ja çfarë dyshohet

Dalin detaje të reja nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së martës pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, ku u përfshinë katër automjete. Dyshohet se dy makina kanë qenë duke ndjekur njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë përplasur dy automjete të tjera që ndodheshin të ndaluara në semafor.


Pas përplasjes, dy drejtuesit e mjeteve, të identifikuar si Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Torofin, 35 vjeç, kanë braktisur automjetet e tyre dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet gjithashtu se mes tyre ka pasur një përplasje me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se drejtohej nga 28-vjeçari Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri, tip pistoletë.

Policia njoftoi se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit E. K., 28 vjeç dhe Z. T., 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër Pallatit me Shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin me automjete, kanë përplasur 2 automjete të tjera të ndaluara në semafor.

Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se drejtohej nga shtetasi E. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.”

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme