Mësohet se ka ndërruar jetë shoferi 35-vjeçar në aksidentin e rëndë ndodhur në aksin Korcë-Maliq në afërsi te urës se Bulgarecit.
Sipas informacioneve behet e ditur se automjeti është përplasur me një kamion, ku te dyja mjetet janë përmbysur dhe kane dale jashtë rrugës.
LEXO EDHE: Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq! Mjetet përfundojnë jashtë rrugës, një nga shoferët dërgohet me urgjencë në spital
Njoftimi i policise:
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.