Aksidenti i shumëfishtë në aksin Fier-Vlorë, plagosen dy persona! Përfundojnë në spital drejtuesit e tre automjeteve dhe një fëmijë 1 vjeç

Një aksident i shumëfishtë  ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Vlorë, ku 7 automjete që udhëtonin drejt qytetit bregdetar, janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur disa persona.


Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe.

Po ashtu në spital kanë shuar për kontrolle edhe tre prej drejtuesve, shtetasit me iniciale R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një fëmijë 1 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia në rrugë dhe lagështira, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në bypass_in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme