Aksidenti i trefishtë në Përmet, Policia publikon informacionin paraprak! Ja si është gjendja e tre fëmijëve dhe nënës franceze që mbetën të lënduara

Një aksident i trefishtë në aksin “Ura e Leklit-Përmet” u raportua ditën e sotme, nga ku mbetën të lënduar 3 fëmijë dhe nëna e tyre, me origjinë franceze.


Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:16, kur automjeti me drejtues polak, i identifikuar me inicialet K.S., është përplasur me makinën që drejtohej nga shtetasi francez me iniciale M.B., e më pas me mjetin që drejtohej nga një banor i zonës i identifikuar A.K.

Nga aksidenti mbetën të lënduar 3 fëmijët dhe nëna e tyre, me origjinë franceze, e fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:

Aksident i trefishtë në aksin “Ura e Leklit-Përmet”, 4 të lënduar, 3 prej të cilëve fëmijë! Dy nga automjetet drejtoheshin nga turistë të huaj

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme