Aksidenti i trefishtë në Shëngjin, arrestohet shoferi që në gjendje të dehur la të plagosur tre persona

Është vënë në pranga 63-vjeçari i cili pasditen  sotme është përfshirë në një aksident me dy mjete të tjera në Shëngjin.


Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale T.N., për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

63-vjeçari teksa drejtonte në gjendje të dehur automjeti tip “Audi”, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja me iniciale Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme