Aksidenti ku vdiqën 2 vajza: Anulohet vendimi për lirimin e shoferit

Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës ku dënoi me 3 vjet e gjysmë burgim dhe liroi nga paraburgimi personin i cili në rrugën B me makinën e tij la të vdekur dy vajza.

Luftrim Musaj, i cili kishte qëndruar në paraburgim nga data 22 tetor 2018, me aktvendimin e datës 4 mars 2019 i ishte ndërprerë paraburgimi pasi që ndaj tij ishte shqiptuar dënim me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa lirimi nga paraburgimi ishte arsyetuar me faktin se kishin pushuar rrethanat mbi të cilat ishte caktuar paraburgimi.

Apeli e ka anuluar vendimin mbi paraburgimin dhe çështjen e ka kthyer në rivendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë do të rivendosë nëse lirimi nga paraburgimi i personit L.M., që kishte aksidentuar për vdekje dy gra muaj me parë, është i bazuar.

Pas ankesës se prokurorit të rastit për vendimin që L.M. të mbrohet në liri deri në vendim të plotfuqishëm të gjykatës për këtë rast, Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje në lidhje me mënyrën se si është marrë vendimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme