Aksidenti/ Me barelë në krahë mes borës, shihni operacionin e policisë dhe zjarrfikësve në Pukë

Janë rreth 5 kilometra për t’u përshkruar më këmbë nga policia, forcat zjarrfikëse dhe ndihma e shpejtë për të arritur tek 4 personat që janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në masivin pyjor të Munellës në Gjegjan, Pukë.

Gazetari Armir Mehaj dhe grupi i xhirimit janë gjithashtu me policinë. Pas disa kilometrash me automjete, forcat e ndihmës së shpejtë, policia e zjarrfikësit janë ndalur për të vijuar më këmbë, me gjithë barelën në krahë deri në vendin ku ndodhet gazetari Alfred Lela dhe tre persona të tjerë, gjendja e të cilëve nuk dihet ende se si është, pasi mjeti i tyre doli nga rruga dhe ra në greminë. Këto janë pamjet që vijnë nga operacioni i shpëtimit që po zhvillohet mbrëmjen e sotme të siguruara nga gazetari Armir Mehaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme